Ahmeti: Një lajm i tillë si ky është shumë pozitiv për qytetarët e Prishtinë

Ekonomia March 17, 2017 - 13:57

Shpend Ahmeti, kryetari i Prishtinës ka thënë se sot po ndihet shumë i entuziazmuar, derisa foli për projektin e ujësjellësit rajonal “Prishtina”, i cili u përurua sot.

“Një lajm i tillë si ky është shumë pozitiv për qytetarët e Prishtinë”.

“Në secilin sondazh qe e kemi bërë si Komunë uji ka qenë problemi kryesor i banorëve, më shumë se sa papunësia.”

Ahmeti duke thënë se këtë ditë e kanë prit që një kohë të gjatë i ka falënderuar të gjithë ata që e kanë ndihmuar këtë projekt.

Ai në fund e pati një urim të veçantë për prishtinasit.

“Urime dhe shpresoj që natën do të keni ujë”…