Punësimi, prioritet kryesor i Qeverisë

Ekonomia March 02, 2017 - 10:34

Kryeministri Isa Mustafa ka thënë të mërkurën në Istog se punësimi është prioritet kryesor i Qeverisë që drejton ai. Mustafa ka thënë se shkalla e papunësisë në Kosovë ka rënë nga 35 në 26 për qind

Istog. Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë të mërkurën në konferencën informuese për zhvillimin e sektorit privat “Ditët e Biznesit të Vogël 2017” që u zhvillua në Istog. Në këtë konferencë, ku ishin të pranishëm ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ministri i Financave, Avdullah Hoti, kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, përfaqësues të ATK-së, të Doganave të Kosovës dhe përfaqësues të bizneseve të ndryshme, kryeministri Mustafa theksoi përkushtimin e Qeverisë për mbështetjen e sektorit privat.

Gjatë qëndrimit në Istog, kryeministri Mustafa vizitoi edhe kultivuesit e peshkut “Trofta” në Istog, si dhe biznesin prodhues “Agroprodukt” në fshatin Sine të kësaj komune.

“Ne si Qeveri jemi përcaktuar që në këtë mandat, zhvillimit ekonomik dhe punësimit t’i japim prioritet kryesor. Kemi pasur premtime lidhur me shkallën e rritjes ekonomike të cilën ne e synojmë, e cila pastaj mundëson që ne ta përballojmë fluksin e të papunëve, sidomos të të rinjve dhe grave ku kemi papunësi të madhe. Kemi vërejtur se janë bërë përparime të konsiderueshme, porse kërkohet edhe kohë që ne të kemi investime më të mëdha të cilat pastaj do të krijonin hapësirë për punësim më të madh, edhe për ndryshimin e bilancit tregtar me jashtë, sepse kemi një bilanc tregtar i cili është tepër i pavolitshëm për Kosovën për arsye se kemi importe shumë të mëdha dhe në krahasim me këtë pastaj kemi pjesëmarrjen e eksporteve të ultë”, tha kryeministri Mustafa....(Lexoni shkrimin e plote ne numrin e sotem te gazetes Zeri ose versionin online me parapagim online.zeri.info)