AKP-ja, 110 milionë euro për punëtorët

Ekonomia March 02, 2017 - 10:34

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) të mërkurën ka shpërndarë më shumë se gjysmë milioni euro në emër të 20 përqindëshit për punëtorët e 9 ndërmarrjeve shoqërore. Nga fillimi e deri më tash në emër të 20 përqindëshit AKP-ja ka ndarë më shumë se 110 milionë euro

Më shumë se 110 milionë euro i ka shpërndarë Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) nga fillimi i procesit të privatizimit e deri më tash në emër të 20 përqindëshit për ish-personat që kane qenë punëtorë të ndërmarrjeve shoqërore (NSH) deri në momentin e privatizimit.

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), duke e ekzekutuar vendimin e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës (DHPGJSK), do ta bëjë shpërndarjen e fondeve të 20%-shit të dedikuara për punëtorët e 9 ndërmarrjeve shoqërore (NSH).

“Pasi që janë krijuar kushtet ligjore të parapara me legjislacionin në fuqi që e rregullon çështjen e shpërndarjes së fondeve të 20%-it, Agjencia ka përgatitur dokumentacionin përkatës për shpërndarjen e fondeve të 20%-it për punëtorët e kualifikueshëm të këtyre  ndërmarrjeve shoqërore, kurse shuma e fondeve që është në procedurë të shpërndarjes kësaj radhe është mbi gjysmë milioni euro, 595,342.65€ (pesëqind e nëntëdhjetë e pesë mijë e treqind e dyzet  e dy €uro e 65 centë). ..(Lexoni shkrimin e plote ne numrin e sotem te gazetes Zeri ose versionin online me parapagim online.zeri.info)