MF dhe Banka Botërore nënshkruan Marrëveshjen për Projektin e Statistikave në Vendim-marrje

Ekonomia February 27, 2017 - 13:33

Ministri i Financave, Avdullah Hoti sot nënshkroi me Bankën Boterore Marrëveshjen e bashkëpunumit për  “Projektin e Statistikave në Vendim-marrje”.

Kjo marrëveshje ka për qëllim edhe bashkëpunim ndërinstitucional.

Nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Bankës Botërore i siguron Agjencisë së Statistikave të Kosovës një grant në vlerë prej 281,296 dollarë.

Ky grant nga BB i cili përbëhet prej katër komponentëve, gjithashtu ka për qëllim realizimin e projektit për forcimin e prodhimit të të dhënave dhe indikatorëve nga Agjencia e Statistikave të Kosovës në fushat kryesore duke  përfshirë këtu varfërinë, përfshirjen sociale, shëndetësinë dhe luftën kundër informalitetit.