Ministri Shala takoi përfaqësuesit e kompanisë gjermane NAUE

Ekonomia February 23, 2017 - 15:59

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor z.Ferat Shala priti në takim delegacionin e Kompanisë Gjermane “NAUE” Geotechnics with geosynthetics, të kryesuar nga drejtori i shitjes z.Walter Federico Ewert.

Ministri Shala i njoftoi mysafiret me organizimin e Ministrisë dhe Sektorët që mbulon kjo ministri përfshirë AMMK, Agjencionin e Kadastrit dhe Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës.

Mysafir z.Walter Federico Ewert e falënderoi për pritje dhe njehërit e njoftoi me eksperiencën e Kompanisë në domenin e Rehabilitimit të Deponive, trajtimin e ujërave të zeza dhe krijimit të infrastrukturës në lëmin e mjedisit.

Ministri Shala në fund shprehu falënderim për Qeverinë Gjermane për përkrahje, po ashtu edhe për interesimin e kompanisë për bashkëpunim.