Gjoba të rrepta për ndotësit e mjedisit (FOTO)

Ekonomia February 22, 2017 - 10:20

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë publikuar Udhëzimin e ri Administrativ për gjobat mandatore, njofton Klan Kosova.

Udhëzimi me gjobat e reja sipas Bajram Kadriut, zyrtar në MMPH ka për qëllim mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit publik si dhe menaxhimin e mirëfilltë të mbeturinave.

Gjobat me të cilat ndëshkohet hedhja e mbeturinave jashtë vendeve të caktuara janë nga 5 deri në 100 euro dhe ato do të nisin të shqiptohen pas 7 ditësh.

Këtë sipas Kadriut do ta bëjnë inspektorët e MMPH-së, të komunave si dhe Policia.

Image

 

Shqiptimi i gjobave do të bëhet në vendin e ngjarjes dhe në rast se shkelësi i ligjit nuk paguan atëhere lënda shkon në gjykatë. Mirëpo në këto rast gjoba pesëfishohet pavarësisht se sa është ajo.

Kadriu mnëjherit ka kërkuar nga qytetarët respektim të Ligjit sepse nuk do të ketë falje për askënd.

Madje sipas tij do të gjobiten edhe ata që hulumtojnë nëpër kontejnerë.

Për vetëdijësimin e qytetarëve MMPH ka nis shpërndarjen e fletushkave nëpër të gjitha qytetet e vendit.