Ministria e Mjedisit e përkrahë Komunën e Drenasit

Ekonomia February 16, 2017 - 16:04

MinistriFerat Shala morri pjesë në ceremonin e vendosjes së gurëthemelit për projektin, Rregullimi i shtratit të lumit Drenica dhe Verboc-Drenas projekt i cili është duke e përkrahur nga Minisitria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Projekti përfshin rregullimin e shtratit të lumenjeve Verbovc dhe Drenica përreth pjeses urbane të Drenasit. Poashtu projekti përfshinë edhe Kanalizimin e ujërave të zeza për pjesen e lumit Verbovc dhe Drenica me gjatësi rreth L=7.0 km.

Punimet në segmentin e parë të lumit Verbovc janë në përfundim dhe përfshijnë gjatësinë rreth 1.1 km të lumit, përfshinë edhe kanalizimin e ujërave të zeza.

Segmenti i dyte është vazhdimësi e projektit të lumit Verbovc dhe përfshinë rregullimin e tij në gjatësi L=1.3 km së bashku me rrjetin e Kanalizimit të ujërave të zeza.

Investimet e projektit Rregullimi i shtratit të lumit Drenica dhe Verboc-Drenas nga MMPH për të dy Segmentet janë në vlerën 1337,739.25 €.

Image