Mustafa: Kosova nė indeksin e lirisė ekonomike, renditet si mė tė mirat nė rajon

Mustafa: Kosova nė indeksin e lirisė ekonomike, renditet si mė tė mirat nė rajon

0

SHPËRNDARJE

15 Shkurt 2017 • 19:33 •
Kryeministri, Isa Mustafa ka thënë se vlerësimi që investitorët botërorë kanë bërë për politikat ekonomike të Qeverisë, si më të mirat në rajon, sot ka ardhur një lajm edhe më i mirë në vlerësimin e Kosovës.

Ai përmes profilit të tij zyrtare në rrjetin social "Facebook", ka shkruar se, Kosova është ndër avancuesit më të mirë në nivel global me 6.5 pikë.

Sipas kreut të ekzekutivit, kjo konsiderohet si ndër më të rëndësishmit edhe për sinjalizimin e investitorëve të huaj.

Postimi i plotë i Mustafës: 

Pas vlerësimit që investitorët botërorë kanë bërë për politikat ekonomike të Qeverisë, si më të mirat në rajon, sot ka ardhur një lajm edhe më i mirë në vlerësimin e Kosovës.

Fondacioni HERITAGE ka bërë vlerësimin e renditjes së shteteve sa i përket indeksit të lirisë ekonomike.

Sipas këtij vlerësimi, Kosova është renditur në vendin e 46-të në botë, dhe në vendin e 22-të në Evropë për sa i përket këtij treguesi.

Në rajonin e Ballkanit jemi renditur në vendin e dytë në këtë tregues. 

Kosova është ndër avancuesit më të mirë në nivel global me 6.5 pikë. 

Ky tregues, konsiderohet si ndër më të rëndësishmit edhe për sinjalizimin e investitorëve të huaj, por po ashtu edhe për liritë individuale për të realizuar të drejtën e tyre ekonomike.

Gjendja më e mirë e këtij indeksi, siç është rasti i Kosovës në krahasim me rajonin, nënkupton edhe prosperitet për shoqërinë.

Image

Komentet

comments powered by Disqus