Kosova pranon çmim nga Forumi Botëror i Investitorëve në Stamboll

Ekonomia February 13, 2017 - 23:13

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami e ka pranuar çmimin, “Qeveria më e mirë në Evropën Juglindore për mbështetjen e ndërmarrësisë” i ndarë nga Forumi Botëror i Investitorëve “Engjëj” që po mbahet në Stamboll.

Ky çmim sipas Bajramit vjen si rezultat i politikave të mira që ka qeveria.

Para rreth 450 investitorë nga 54 vende të botës, si dhe përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore, asociacioneve të biznesit nga gjithë bota, Bajrami ishte moderuese e njërit nga panelet më të rëndësishme të këtij forumi ku u diskutua rreth krijimit të Politikave Inovative dhe instrumenteve financiare në të mirë të fuqizimit të NVM-ve, qoftë në fazën fillestare e deri tek rritja dhe fuqizimi i tyre.

Ministrja Bajrami në adresimin e saj theksoi se NVM-të përbëjnë rreth 90 % të totalit të ndërmarrjeve në nivel botëror dhe janë bartëset kryesore të vendeve të punës.