Shteti ia jep 150 mijë euro kompanisë që shiti mish pa afat (Dokument)

Ekonomia January 17, 2017 - 20:40

Fabrika e mishit të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Ramiz Kelmendi, në të cilën u gjetën mbi 6 tonë mish pa afat, ka marrë 150 mijë euro grant nga buxheti i shtetit.

Me këto para është paraparë të financoi projektin për blerjen e pajisjeve të reja për përpunimin e mishit.

Gazeta Fjala, ka siguruar listën e plotë të shtatë kompanive kosovare që sëbashku kanë përfituar mbi 1 milionë euro grante nga Ministria e Bujqësisë dhe Bujqësisë për zhvillim të projekteve të ndryshme.

Më së shumti ka ka fituar kompania “Ada Group”, e cila i prin listës për nga vlera e projektit. Në projektin “Investime në asetet fizike në përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore”, kjo kompani prej 400 mijë eurove sa është në total projekti, ka përfituar grant 200 mijë euro kurse pjesa tjetër financim i vet kompanisë.

E dyta është kompania “Shampion” me projektin “Rritja e aftësive konkuruese dhe kapaciteteve përpunuese të mishit”. Prej 397 mijë e 975 euro sa është vlera në total e projektit, 197 mijë e 487 euro janë financim nga kompania kurse pjesa tjetër nga ministria.

Projektin “Rritja e kapacitetit të përpunimit të mishit me ndërtim të objektit të ri me paisje moderne, rritje e punësimit dhe enërgjisë së ripërtëritshme” në vlerë prej 393 mijë e 84 euro e ka fituar kompania “Eco Produkt” nga Gjilani. Prej tyre 200 mijë euro janë financim nga kompania.

Ndërkaq, kompania “Blerimi” nga Istogu ka përfituar grant prej 387 mijë e 200 eurove në projektin e titulluar “Modernizimi i kapaciteteve të thertorës dhe ndikimit në mjedis”. Prej tyre 200 miujë euro janë financim nga kompania. Në projektin “Zgjerimi i objektit të përpunimit dhe rritja e konkurrueshmërisë me zhvillimin e produkteve të reja” fituese ka dalë kompania “Apetiti” nga Vushtria.

Vlera totale e projektit është 331 mijë euro. Ndërsa 361 mijë e 202 euro është vlera e projektit “Investime në linja për pëprunimin e mishit, investime në energji elektrike nga burimet e ripërtëritshme dhe trajtimi i mbetjeve”, të cilin e ka fitua kompania “Buquku” mga Peja.

Ndërkaq, kompania “Elkos” ka fituar me projektin “Investime në paisje për përpunimin e mishit” në vlerë prej 298 mijë e 600 euro, pjesa prej 150 mijë euro është grant i ministrisë që do të paguhet nga buxheti i shtetit. /Gazeta Fjala/

Image