Sjedi Hoxha ia punëson vëllain në postë Mentor Shalës (Dokument)

Ekonomia January 16, 2017 - 00:07

Drejtori i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha, ka punësuar Mendim Shalën, vëllain e drejtorit të RTK-së, Mentor Shala, raporton “Zeri.info”.

Siç mëson “Zeri.info”, Mendim Shala është pranuar në departamentin e marketingut në Postën e Kosovës.

Pavarësisht se Mendim Shala është pranuar në punë, ai pothuajse asnjë herë nuk është në vendin e punës.

Vlen të theksohet se Sejdi Hoxha, përpos që është drejtor i Postës ai është edhe militant i PDK-së. 

Image