"Bifurkacioni” organizon aheng me para të shtetit (dokument)

Ekonomia January 15, 2017 - 12:15

Kompania regjionale e ujit “Bifurkacioni” në Ferizaj ka planifikuar organizimin e një ahengut me para të ndërmarrjes, ku për këtë qëllim ka publikuar njoftimin për tender në ueb faqe të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP).

Në njoftimin për kontratë “Organizimi i Ahengut për punëtorët e KRU “ Bifurkacioni” thuhet se për këtë tender janë paraparë rreth 2700 euro, raporton zëri.info. “Organizimi i Ahengut për punëtorët e KRU ‘Bifurkacioni’ Ferizaj për gjithsej 200 persona duke përfshirë restoranti, ushqimi dhe pijet”thuhet në njoftimin për kontratë.

Aty më tutje thuhet se për Operatorin Ekonomik (OE) fitues kërkohet që para shpërblimit të kontratës të dorëzoj: Vërtetimi mbi kryerjen e obligimeve ndaj ATK-(për tremujorin e fundit të vitit, si dhe vërtetimi mbi kryerjen e obligimeve ndaj KRU”Bifurkacioni”për vitin 2016, raporton zëri.info Në fund të njoftimit thuhet se hapja e tenderëve për këtë proces të prokurimit behët më 1`7 janar në orën 14:30, raporton zëri.info /Zëri