Euronews: Akulli ka mbërthyer termocentralet e Kosovës (VIDEO)

Ekonomia January 12, 2017 - 15:27

Një zëdhënës i Korporatës Energjetike të Kosovës tha se termocentrali në Obiliq është duke punuar me kapacitetit të plotë pavarësisht njoftimeve për ndërprerje të energjisë elektrike në të gjithë vendin, raporton Euronews, përcjell “Zeri.info”.

Ndërsa temperaturat kanë rënë në -25 C , ka pasur raportime për ndërprerjet e energjisë në shumë rajone të vendit për shkak të ngrirjes së kabllove të energjisë dhe problemeve të tjera në infrastrukturë, transmeton zeri.info

Meteorologët thanë se kjo është koha më e ftohtë që nga viti 1963, pasi temperaturat zbritën në -32.5 C në qytetin lindor të Gjilanit./Zeri