Invalidët e luftës aplikojnë për pensione në fillmit të 2017-ës

Ekonomia December 09, 2016 - 16:51

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, priti në një takim kryetarin e Shoqatës së Invalidëve të UÇK-së, Fadil Shurdhajn dhe sekretarin e shoqatës, Enver Krasniqin.

Në këtë takim u bisedua për formimin e Komisionit Mjekësor për verifikimin e invalidëve të UÇK-së, si dhe vazhdimin e projektit për përkrahje me proteza për invalidët. Po ashtu u bisedua edhe për bashkëpunimin e mëtutjeshëm të MPMS-së dhe shoqatave të dala nga lufta.

Abrashi dhe përfaqësuesit e invalidëve të UÇK-së u dakorduan që procesi i aplikimit të invalidëve të fillojë në fillimvitin e 2017-të.

Ata u pajtuan gjithashtu që MPMS të vazhdojë edhe më tutje financimin e protezave për invalidët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.