Gjuriq: Serbia do të vazhdojë ta mbështesë Trepçën, po përgatitemi për më të keqen

Ekonomia October 24, 2016 - 22:16

Serbia do të vazhdojë ta mbështesë Kombinatit metalurgjik “Trepça”, ka deklaruar drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq dhe ka shtuar se Trepça është e gatshme që edhe në kushtet e bllokadës totale që edhe një kohë të vazhdojë me prodhim.

Gjuriq u ka thënë gazetarëve në Panairin e Beogradit se “Trepça” funksionon, se prodhon dhe eksporton, kushti që pret këtë ta bëjë edhe në muajt e ardhshëm, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, mbështetja ndaj Trepçës aktualisht nuk nënkupton ndihmë financiare, pasi që, thotë ai, Trepça aktualisht është në gjendje që t’i kryej obligimet e veta.

“Punëtorët punojnë, vijnë në punë. Tash për tash gjithçka është normale, me këtë përgatitemi edhe për më te keqen, nuk rrimë duar kryq”, ka thënë ai.

“Obligimi ynë është që me mjete politik, juridike dhe të gjitha mjetet, t’i mundësojmë Trepçës që të vazhdojë të funksionojë, që është konfirmuar edhe me vendimet e qeverisë”, ka përfunduar ai.