Veseli: Pensioni duhet të jetë 200 euro

Ekonomia October 19, 2016 - 14:38

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli gjatë ditës takoi pensionistët e Kosovës të cilëve ju premtoi se do ti përkrahë në çdo rrugëtim të tyre.

“Kjo është një gjeneratë e cila ka dhënë shumë për Kosovën në të njëjtën kohë duke pasur parasysh edhe rrethanat historike të cilat i kemi kaluar bashkërisht. Në qoftë se kemi me ju mbet dikujt borxh më së shumti kemi kësaj gjenerate. Deri në 45 vjet të jetës së vet kur kanë ardhur në moshë 65 vjeçare kanë arrit me vështirësi ekzenciale”, ka deklaruar Veseli, raporton "Zeri.info".

Kryekuvnedari ka vlerësuar se ka pasur përparime në statusin e pensionistëve megjithatë ende nuk është arritur në një gjendje e kënaqshmen për ta.

Image

Ndërkohë Veseli gjatë takimit poashtu ka thënë se personat nën moshën 65 vjeçe nuk duhet të marrin pensione, sepse po e rrisin numrin e skemave sociale në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

“Po flas për moshën 65 vjeç pensionistët akademikë duhet të jenë aktivë nuk është moshë e pensionit por po ndërronë procesi jetësor, duhet të ju jepet mundësi njerëzve të punojnë mos të shkëputen sepse janë kuadro që Kosova ka kontribuar shumë në to”, ka thënë Veseli.

Sipas tij pensioni i kontributdhënsve nuk guxon me qenë ky si është tani por duhet të rritet deri në 200 euro, përcjell "Zeri.info".

Por kjo siç thotë a kërkon kohë deri në 3 vite kurse puna e tij si kryetar në këtë rast është të përshpejtojnë këtë inciativë dhe ti bart në vullnete të njerëzve.

Image

Ndërkaq në këta takim kryetari i Shoqatës së Pensionitstëve, Shaban Kajtazi kërkoi që të ketë ndryshime në skemën pensionale.

“Ndorjmë se një ditë do të vjen deri në një vështirësi buxhetore sikur në Greqi, prandaj pensionistët e Kosovës kërkojnë z.Kryetar nga Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale, e Qeveria ta përpilojë një ligj për sigurimin pensional invalidor sipas parimit, do të ishte mirë të bëhej një ligj ku do të ishin edhe pensionistët edhe luftarët. Edhe gjithë ato që të mos vinë në kontraditë qysh kemi hi tani .Neni në ligj përjashton këta të luftës edhe kjo është e padrejtë ndaj atyre që ju ka derdhur gjaku në familjet e tyre”, ka përfunduar Kajtazi. /Zeri.info/

Image

Image

Image