Projektligji që synon ta ringjallë “Trepçën”

Ekonomia October 06, 2016 - 08:30

Qeveria e Kosovës e ka proceduar të mërkurën për në Kuvend Projektligjin për “Trepçën”. Ministrat serbë në Qeverinë e Kosovës kanë kundërshtuar këtë projektligj, duke e quajtur me shumë politik sesa ekonomik. Me këtë projektligj, me 80 për qind të aksioneve të “Trepçës” do të jetë Qeveria, derisa me 20 për qind do të jenë punëtorët

Gjigandi metalurgjik “Trepça” më në fund do të trajtohet me ligj. Qeveria e Kosovës ka proceduar të mërkurën për në Kuvend Projektligjin për “Trepçën”, duke bërë që të ruhet nga hyrja në procesin e likuidimit.

Por, me këtë projektligj nuk janë pajtuar ministrat serbë në Qeverinë e Kosovës, të cilët edhe kanë votuar kundër dërgimit në Kuvend. Me këtë projektligj do të bëhet transformimi i disa njësive biznesore të ndërmarrjes shoqërore “Trepça” në Shoqëri Aksionare (SHA).

Sipas Nenit 4, pika 1 e këtij Projektligji, Qeveria e Kosovës do të jetë pronar i 80 për qind të këtyre aksioneve, ndërsa punëtorët pronarë të 20 për qind të aksioneve. “Qeveria e Republikës së Kosovës është pronare e 80 % të aksioneve të ‘Trepçës’, ndërsa pronarë të 20% të aksioneve të ‘Trepçës’ Sh. A. janë punëtorët”, thuhet në Projektligj.

Po ashtu, sipas Nenit 4, paragrafit 3, përqindja e pjesëmarrjes në 20% të aksioneve për secilin punëtor veç e veç përcaktohet duke e përllogaritur sipas vlerës së aseteve të njësisë biznesore, ku punëtori ka marrëdhënie pune. .(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri)