Mustafa: Trepça është pronë e Kosovës dhe kjo nuk mund të negociohet

Ekonomia October 05, 2016 - 12:06

Kreu i ekzekutivit, Isa Mustafa, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ka thënë se Trepça është pronë e Kosovës dhe se sipas tij, një gjë e tillë nuk mund të negociohet, raporton “Zeri.info”.

Gjatë kësaj mbledhje, kabineti qeveritar ka miratuar projektligjin për “Trepçën”, të cilin e ka proceduar për në Kuvendin e Kosovës.

Mirëpo, Mustafa ka thënë se gjatë hartimit të këtij projektligji, ka parasysh periudhën kohore shumë të gjatë, derisa ka shprehur konsideratën edhe për vërejtjet e disa prej ministrave të kabinetit qeveritar të cilët i dhanë, raporton “Zeri.info”.

Image

Kreu i ekzekutivit, tha se komisioni që ka hartuar këtë projektligj, ka qenë shumë profesional.

Mustafa theksoi, se kanë bërë zgjidhjen me të mirë për Trepçën që sipas tij, me këtë projektligj nuk kanë menduar ta kthejnë Trepçën në të kaluarën, por për të ardhmen, raporton “Zeri.info”.

Ai tha se prona e Trepçës është pronë e Kosovës dhe këto nuk mund të negociohet.

“Prona e Trepçës është pronë e Kosovës dhe se kjo çështje nuk mund të negociohet”, ka deklaruar Mustafa, raporton “Zeri.info”. 

Image