Coca-Cola HBC përcakton objektiva të reja të qëndrueshmërisë në mbështetje të qëllimit të saj për të frymëzuar një të ardhme më të mirë

Ekonomia September 30, 2016 - 12:57

  7 qëllimet e reja të kompanise për vitin 2020 kanë si synim minimizimin e ndotjes së ambientit, përmirësimin e efikasitetit të prodhimit dhe zhvillimin e komunitetit, duke mbështetur 17 Qëllimet e OKB-së  për Zhvillim të Qëndrueshëm.

 Coca-Cola HBC, e vlerësuar si kompania lider në industrinë globale të pijeve nga në Indeksi i Qëndrueshmërisë së Doë Jones (IQDJ)  gjatë këtij muaji, prezanton qëllimet e reja të qëndrueshmërisë

Deri në vitin 2020 kompania angazhohet të:

•           Të marrë 40% të energjisë së përgjithshme që përdoret nga burimet e ripërtërishme dhe të pastërta të energjisë.

•           T’i kthejë në ricklimin së paku 40% nga totali i paketimeve të vendosura në treg

•           20% e totalit të PET përdoret nga PET i recikluar dhe/ose nga materiale të ripërtëritshme të PET.

•           Të zvogëlojë sasinë e paketimit kryesor për 25% për një litër të pijeve të prodhuara

•           Vërtetohet se mbi 95% të përbërësve kyç bujqësor, kundrejt Parimeve Udhëzuese Bujqësore të Qëndrueshme të sistemit Coca-Cola-së 

•           Investojë së paku 2% të fitimit të saj së para tatimit në komunitet

•           Dyfishojë numrin e punëtorëvë që marrin pjesë në iniciativa vullnetare gjatë orarit të punës në 10% të njerëzve të saj.

Shtatë qëllimet e reja bazohen në angazhimet fillestare të vitit 2020 të paraqitura vitin e kaluar në reduktimin e  ujit dhe intensitetit të emetimit të drejtëpërdrejtë të karbonit nga kompania për 30% dhe 50%.

Gjatë viteve të fundit, Coca-cola HBC ka zvogëluar përdorimin e ujit per 2.1 miliardë litra, e barbartë me një gotë ujë për secilin njeri në botë. Në pesë vitet e fundit, ndotja globale e karbonit nga kompania është zvogëluar për 1.07 milion tonë, si rezultat i investimeve në efikasitet të energjisë dhe teknologjisë për sasi të ulët të karbonit. Kjo mund të krahasohet me emetimin vjetor të gazit nga 200,000 vetura.

Në vitin 2015, kompania ka investuar 8,2 milionë € - 2.3% e fitimit të saj të para tatimit - në përmirësimin e mirëqenies së komunitetit, kujdesin ndaj ujit dhe mjedisit si dhe zhvillimin e të rinjve, në partneritet me më shumë se 230 OJQ.

Dimitris Lois, Kryeshefi Ekzekutiv i Coca-Cola HBC, tha: “Qëllimet ambicioze të cilat ne i prezantojmë sot reflektojnë angazhimin tonë për të frymëzuar një të ardhme më të mirë për njerzit tanë dhe komunitetet të cilave ne u shërbejmë. Këto janë pjesë e strategjisë sonë e cila e bëri Coca-Cola HBC-në kompani lidere të qëndrueshmërisë të kompanive të pijeve dhe tregojnë se ne jemi te përkushktuar për të rritur përgjegjësine biznësore, përfitimin dhe qëndrueshmërinë.”

Një produkt per secilin, për cdo rast,zgjedhje dhe paketime inovative

Njerëzit konsumojnë produktet tona cdo ditë në 28 shtete ku Coca-Cola HBC vepron.

Kompania ofron një laramani të pijeve të gazuara, lëngjeve dhe produkte të ujit për të iu shërbyer nevojave të ndryshmë të konsumatorëve. Coca-Cola HBC ofron një ndër portfoliot më të larmishe të produkteve për konsumatorët, ku rreth një e treta e shitjeve në vitin 2015 vie nga lëngjet, uji dhe çaji i gatshëm, në krahasim me 10% në vitin 2001. Shitja e lëngjeve u rrit për 8% në vitin 2016. Pijet e gazuara me numër të ulët të kalorive dhe pa kalori përbëjnë 7% të shitjeve totale, duke u rritur për një shkallë të lartë dhe duke kontribuar për 25% të volumit shtesë të shitur në vitin 2015.

Coca-Cola HBC poashtu fokusohet në ofrimin e pijeve të saj në paketime inovative. Me përdorimin e teknologjive më të zhvilluara, ne kemi prodhuar shishet të cilat përmbajnë më shumë se 50% të materialeve të ricikluara. Më tutje, shishet tona “Tëist” janë 22% më të lehta sesa ato të mëparshmet. Përdorimi i PLANTBottle® u rrit dukshëm për 254% gjatë vitit të kaluar. PLANTBottles® përmbajnë materiale bimore dhe janë plotësisht të riciklueshme. Ato tanimë janë prezente në 10 nga 28 tregjet ku Coca-Cola HBC vepron si dhe pritet të jetë edhe në më shumë të tjera gjatë vitit të ardhshëm. 

Arritjet kryesore të theksueshme gjatë vitit 2015:

•        33.311 punëtorë

•        43.000 furnizues

•        €1.3 miliardë të shpenzuara në prokurim direkt

•        €271 milion taksa të paguara

•        11.7 %  zvogëlime të emetimit të karbonit nga viti në vit

•        Raporti i përdorimit të energjisë është përmirësuar për 7.2% nga viti në vit

•        9.4% rritje e përdorimit të materialeve të ricikluara nga viti ne vit

•        87%  rezultat në angazhim të qëndrueshëm

Coca- Cola HBC Kosova është qendër distribuimi dhe për të ndihmuar vendin, ne si Coca- Cola HBC Kosova kemi marrë pjesë në iniciativa për pastrimin e  Kosovës, ku më shumë se 10% e të punësuarve tanë morrën pjesë. Ne gjithashtu organizuam këtë vit aktivitetin në Handikos që ka për qëllim ndihmimin e komunitetit në nevojë, ku ne kaluam ditën duke qenë pjesë e personave me aftësi të kufizuara dhe iu dhuruam atyre një tavolinë ping pongu. Ndër të tjera aktivitete, CCHBC Kosova ka programin e Coke Summership ku ne trajnojmë qytetarët e rinj për tregun e punës dhe çdo vit ne synojmë për të rritur numrin e pjesëmarrësve. Gjithashtu gjatë këtij viti në Qendrën e Prishtinës kemi mbajtur aktivitetin e ndërgjegjësimit mjedisor të quajtur "Pedalo dhe Krijo Eko Energji", ku qëllimi kryesor ishte motivimi dhe frymëzimi i qytetarëve për përdorimin e  biçikletave, në mënyrë që të kenë një jetë aktive dhe të mbrojnë mjedisin duke prodhuar energji të pastër.

Image