Buxheti për vitin 2017 parashihet të jetë 2 miliardë euro

Ekonomia September 30, 2016 - 11:44

Ministri i Financave, Avduallah Hoti, ka thënë se për vitin 2017 pritet të ketë rritje të buxheti të Kosovës, ai këto komente i ka bërë gjatë dëgjimit publik për projekt buxhetin e vitit 2017, transmeton “zeri.info.

Sipas ministrit Hoti, rritja e buxhetit do te jetë më shumë në investimet kapitale, ai ka bërë të ditur se me këtë projekt buxhet janë paraparë sigurimet shendëtsore si dhe buxheti për transferimin e FSK-së në ushtri. Po ashtu Hoti ka bërë të ditur se ky buxhet është në fazën e finalizimit dhe se pritet që brenda afateve kohore të dërgohet për miratim për kuvend. /Zeri/

 

Image