Rimbursimi i kuponëve fiskal fillon nga 1 tetori

Ekonomia September 29, 2016 - 15:36

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar qytetarët rreth aplikimit dhe dorëzimit të plikove me kuponë fiskal për tremujorin e tretë 2016.

Aplikimi për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal për fillon nga data 01 Tetor 2016 deri me 31 Tetor 2016.

Administrata Tatimore e Kosovës bëhet duke  plotësuar aplikacionin për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal.

Aplikacioni duhet të plotësohet në mënyrë elektronike përmes ueb-faqes së Administratës Tatimore të Kosovës, www.atk-ks.org, në linkun Shërbime Elektronike – Aplikacioni për Kuponë Fiskal, transmeton Klan Kosova.

Vetëm pasi të keni aplikuar, përmes këtij aplikacioni, ju do të mund t’i dorëzoni fizikisht plikot në cilëndo pikë të Postës së Kosovës.

Afati i dorëzimit të plikove me Kuponë Fiskal bëhet nga data 01 Tetor 2016 deri me 04 Nëntor 2016.