Vetëvendosje në mbrojtje të punëtorëve të KEDS-it

Ekonomia September 29, 2016 - 14:58

Aida Dërguti nga VV ka publikuar në facebook një status përmes të cilit shpreh qëndrimin e VV-së rreth punëtorëve të përjashtuar nga puna nga KEDS-i këto ditë.

Ja postimi i plotë:

Deklarimin tim jashtë rendit të ditës nuk arrita ta bëj sot, për shkak të kohës së kufizuar. Mëposhtë mund ta lexoni!

KEDS-i është shitur lirë, shumë lirë. Rrjeti prej 18.898.43 km, me mbi 1500 trafostacione të tensionit të ulët, mbi 300 trafostacione deri në 40 KW bashkë me 416. 000 konsumatorë është shitur për 26.3 milionë.

Për 26.3 milionë euro e keni shitur punën e materializuar, mundin e djersën emijëra punëtorëve që për dekada ndërtuan këtë aset publik.

Për vetëm 26.3 milion euro i keni dorëzuar tek privati gjithë punëtorët e kësaj kompanie.
Tash ai veçse po i nxjerrë në rrugë punëtorët. Jane 95 punëtorë që u larguan dje, janë75 tjerë të larguar në maj të këtij viti, janë edhe 40 punëtorë që përmes presioneve e shantazheve u detyruan të largohen. Mbi 200 punëtorë tashmë janë larguar, edhe shumë tjerë pritet të largohen.

Në Kosovë flitet shumë për sundim ligji, por ai zbatohet vetëm kur duhet persekutuar dikush apo kur duhet nxjerrë qindra njerëz nga puna.Në Kosovë sundimi i ligjit është bërë sinonim i sundimit të pushtetit. Kompania që kaprivatizuar distribucionin nuk e respekton Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive, apo Kontratën Kolektive të Kosovës. KEDS shfrytëzon asetet tona, bile ka monopol mbi distribuimin e energjisë, skllavëron punëtorët,dhe për më tepër nuk respekton ligjet tona. Kompania turke nuk po ua njeh shtetin, por ju nuk keni problem me ta.

Në shkurt të këtij viti Qeveria dhe menaxhmenti i KEDS-it u premtuan punëtorëve zbatimin e Kontratës Kolektive dhe sistemimin e të gjithë punëtorëve të pa sistemuar. Asnjëra nga këto nuk u bë.

KEDS-i është shitur lirë,por ky privatizim punëtorëve po u kushton shumë shtrenjtë – me humbje të punës. Shtrenjtë po u kushton edhe qytetarëve që po paguajnë energjinë më çmim të shtrenjtuar, por me shërbime edhe më të dobëta. Ministria e Zhvillimit Ekonomik bashkë me Ministrinë e Mirëqenies Sociale janë shndërruar nëavokatë të kompanisë turke.Ky është privatizimi juaj, shpronësim dhe shpunësim!