Ligji për ‘Trepçën’, i domosdoshëm (Video)

Ekonomia September 26, 2016 - 22:51

Dtejtori i Trepçës, Ahmet Tmava, ka deklaruar, se vështirësitë e Trepçës janë të shumta. Trepça pas lufte nuk ka status zhvillimor.

Sipas tij,procedura e likuidimit për Trepçën nuk duhet të diskutohet.

Ai ka falenderuar ekipin i cili ka punuar draft ligjin për Trepçën.  Tmava, ka shtuar se duhet shumë shpejtë të fillohet me punime përgatitore që është si bazë për zhvillim të metalurgjive.

“Nëse ligji bëhet tani mendojmë që deri në fund të vitit të bëhet një ristrukturim komplet. Ligji për Trepçën është vonuar, por tani më nuk ka kohë të prolongohet, ligji për neve nuk është nevojë por domosdoshmëri”, ka pohuar Tmava p%r "TribunaChannel".

E, duke folur për rreziqet nëse nuk miratohet ligji pas dy nëntorit, Tmava ka thënë se ëshët i bindur që ligji do të bëhet.

Ndërsa, deputeti i Lëvizjes për Bashkim nga Grupi Parlamentar i PDK-së, Raif Qela, ka thënë se Trepça tani është në pozitë të palakmueshme, dhe tani e ka të pamundur të zhvillohet.

Është pavendosmëria e insititucioneve tona që Trepça është në një gjendje të tillë. Ai tha se Qeveria e ka formuar një komision i cili ka pasur për detyrë ta nxjerr projektligjin dhe kjo detyrë është kryer, por prej atëherë ende nuk është bërë asgjë. Nëse deri më 2 nëntor nuk bëhet ligji për Trepçën, kjo shkon në likuidim.  Jam i bindur se këto insitutucione nuk guxojnë ta qojnë në likuidim Trepçën.

Qela ka ftuar kryeministrin dhe të gjithë qeveritarët që ta procedojnë projektligjin për Trepçën sepse nuk guxojnë ta humbim.

“Nuk ka kohë më, Trepça duhet të nxirret nga kjo gjendje. Nëse kjo nuk ndodh kjo qeveri duhet ta dijë se duhet të jap llogari”, ka thënë Qela.

Kurse, ish drejtori i Trepçës, Ferat Shala, deklaroi se përkundër vështirësive dhe ende nuk ëshët zgjidhur përfundimisht çështja e Ndërmarrjes, jemi ardhur në një situatë kur duhet ta japim zgjidhjen e parafundit. Ideja e cila është debatuar nga Komisioni është që Trepçës i duhet vetëm edhe një moment që të rregullohet gjendja e saj.  Shala, ka thënë se është hartu një draft ligj që pritet të del në Qeveri dhe Kuvend, nuk është më i miri i mundëshëm por mund të thuhet se është i mirë.

“Me këtë ligj që është formuar nga Komisioni parashihet një  fazë e re e tranzicionit”, ka thënë Shala.

Ka shtuar se duhet të ketë një mendim të pavarur, shkencor, akademik e profesional dhe mbi bazën e kësaj do të orientohen politikat e Trepçës./GazetaTribuna/.