KOSID: Kundërshton vendimin e Qeverisë për lëshim të licencës për hulumtimin e qymyrit

Ekonomia September 26, 2016 - 14:35

Dy vendime të Qeverisë, për lëshimi e licencës për Projektin e kompanisë "Envidity Energy Kosova LLC", si dhe vendimin lidhur me kompaninë "Sharr Cem dhe Titan America", që pritet të hedhën për votim gjatë seancës së enjtes po kundërshtohen ashpër nga Konsorciumi Kosovar i Organizatave të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID). Sipas tyre, nëse këto vendime miratohen nga deputetet e kuvendit atëherë pasojat  janë të tmerrshme duke përfshirë aspektin social, ndikimin shëndetin publik degradimin e ambientit.

Sipas tyre, me këtë vendim nuk janë marr parasysh neni 52 i kushtetutës së Kosovës që përcakton përgjegjësinë që kanë institucionet e vendit për të garantuar qytetarëve mundësinë për të ndikuar në vendimet që prekin mjedisin ku ata jetojnë.

Visar Azemi nga KOSID ka thënë se problematik është edhe teknologjia, pasi që sipas tij gazifikimi i qymyrit për të krijuar naftë sintetike dhe kerozinës është teknologji që nuk e përdorin vendet e tjera. 

“ Në shumë pak vende në një projekt të tillë psh gjermania nuk ka lejuar as testimin e kësaj teknologji për shkak nuk është teknologji e prodhuar është diçka e re dhe nuk dihet akoma pasojat e saj. Në Australi kemi pas një projekt kur pas disa javësh është mbyllur dhe është revokuar licenca nga autoritetet qeveritare atje për shkak të dëmeve që kanë shkaktuar këto shpime në ujërat nëntokësore dhe në helmimin e tokës” ka thënë ai.

Ndërsa Ilir Rama nga departamenti i partneritetit Publiko-privat ka thënës e janë në fazën fillestare të të hulumtimit dhe i cili sipas tij do të jep rezultate vetëm pas një marrëveshjes.  /ZERI