Uji i Kosovës, 97 % i pijshëm

Ekonomia September 26, 2016 - 14:00

Instituti komëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka mbajtur prezantimin e parë të Raportit të Cilësisë së Ujit për pije në Kosovë, për vitin 2015.

Në këtë prezantim dedikuar ujit për pije folën Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, Drejtori i Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani dhe Kordinatorja e Qendrës së Monitorimit të Ujit për pije, Burbuqe Nushi-Latifi.

Në këtë prezentim u tha se sigurimi i ujit të pijshëm është një nga prioritetet themelore të Institutit Kombëtar  për Shëndetit Publik, pasi që sigurimi i ujit të pijes është një parakusht për një mirëqenie sociale dhe shëndetësore.

Kurse në prezantimin e Raportit vjetor të Cilësisë së ujit për pije, u tha se qëllimi i këtij raporti është mbrojtja e shëndetit të njeriut nga efektet negative të kontaminentëve që gjinden në ujë, duke siguruar që ky ujë të jetë i shëndetshëm dh sigurt.

Për të arritur vlerësimin e saktë, me standarde evropiane Instituti Kombëtar ka kryer 43mije teste në nivel të Kosovës, në përputhshmëri totale është 97%, që do të thotë që në Kosovë, uji për pije është i sigurt 97%.

Poashtu në këtë raport është thënë se, zonat urbane janë të kyçur rreth 83% të qytetarëve në ujësjellës, kurse në fshatra apo zona rurale janë të kyçur rreth 50% të qytetarëve./ZERI.