QKUK blen 30 mijë euro kompjuter

Ekonomia August 25, 2016 - 16:04

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), do të blejë kompjuterë (pa printer) në vlerë prej 30 mijë e 851 eurove.

Fituesi i këtij tenderi është kompania “Europrinty”, derisa për këtë furnizim me kompjuter kanë aplikuar 5 operatorë ekonomik raporton zëri.info.

Sipas KRPP-së kontrata është dhënë ditën e djeshme derisa do të nëshkruhet me datën 9 të muajit të ardhshëm.