Ambasadori Delawie përgëzon Doganën e Kosovës për punën e bërë (FOTO)

Ekonomia August 25, 2016 - 12:27

Gjatë takimit të ambasadorit amerikan, Greg Delawie, me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Lulzim Rafuna, është diskutuar në lidhje me punën dhe progresin e doganës në zbatimin e ligjit në luftimin e korrupsionit, kontrabandës, evazionit fiskal dhe zhvillimin ekonomik të vendit, transmeton zeri.info.

Drejtori Rafuna e ka çmuar ndihmen e ambasadës amerikane të dhënë për Doganën e Kosovës, me ç'rast e ka njoftuar ambasadorin me punën që po e bënë ky institucion.

"Ambasadori nuk është vetëm ambasador, por është edhe një mik i madh i doganës. SHBA-të kanë investuar mbi tre milion euro në Doganën e Kosovës. E njoftova ambasadorin për rritjen edhe në të hyrat e doganës, dogana gjatë këtij viti ka arritur të ketë 16 për qind më shumë të hyra se sa në vitin e kaluar, dhe se për 2 për qind janë tejkaluar planet e parashikuara. Po ashtu e njoftova ambasadorin në lidhje me luftimin e kontrabandës dhe inforamlitetit që po e bënë Dogana e Kosovës", ka thënë drejtori Rafuna.

Ndërsa, ambasadori, Greg Delawie, e ka vlerësuar lartë punën e bërë nga Dogana e Kosovës në zbatimin e ligjit si dhe ka premtuar mbështetje të mëtutjeshme për këtë institucion.

"Sot është treguar puna e shkëlqyer që e bënë dogana e Kosovës. Puna e doganës së Kosovës e tregon drejtpërsëdrejti sigurinë e Kosovës dhe zhvillimin ekonomik. Unë sot e pashë se si zbatohet ligji këtu dhe si bëhën punët në zbatimin e tij. Teknologjia më e mirë të ishte përdorur këtu nuk e bënë punën më mirë siç e bënë Dogana e Kosovës. Dogana e Kosovës ka siguruar përafërsisht 70 për qind të të hyrave në buxhetin e Kosovës. Unë e kam për qëllim që të punoj me grupin tim të ambasadës dhe do të vazhdoj në përkrahje të doganës", ka thënë ambasadori Delawie. /Zeri/

Image
Image
Image
Image