Qeveria i jep mbi një milion për sëmundjen e gjedhave

Ekonomia August 25, 2016 - 11:25

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është miratuar propozim – vendimi për ndarjen e mjeteve financiare për  parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve gungore të lëkurës së gjedhit, njofton Klan Kosova.

Mjetet financiare që janë ndarë për këtë çështje janë  mbi 1 milion.

Me këtë rast, ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi, ka thënë se në këtë fond janë paraparë edhe mjetet për kompensimin e fermerëve për gjedhët e humbura.

Nga kjo semundje janë prekur 156 ferma si dhe 2609 gjedhë.