Për 6 muaj për paga u shpenzuan 272 milionë euro

Ekonomia August 23, 2016 - 13:59

Shpenzimet e buxhetit në  paga dhe mëditje janë rritur për 5 përqind më shumë këtë vit se në 2015-ën.

Në gjashtë muajt e parë të 2016-ës për këtë kategori janë dhënë nga buxheti i shtetit 272 milionë euro sipas pas raportit gjashtëmujor financiar të publikuar nga Ministria e Financave.

Institucioni që i prin këtyre shpenzimeve është  kabineti i kryeministrit, ku për të paguar stafin e Mustafës nga buxheti janë harxhuar 7 milionë euro raporton Zëri.Info.

Derisa me shpenzime i vjen afër edhe zyra e Presidentit, ku i pari i shtetit Hashim Thaçi ka shpenzuar 2 milionë euro  për rroga dhe  paga vetëm për këta 6 muaj.

Kurse Kuvendi  Kosovës, ka shpenzuar  për pagat  e  kryekuvendarit dhe të deputetëve janë shpenzuar  385 mijë euro.

Ndërkohë edhe Ministritë renditen në Listën e shpenzimeve  e ajo që e ka “liruar” dorën më shumë  në paga për të punësuarit e saj është Ministria e Punëve të Jashtme.

Ky dikaster i udhëhequr  nga  Ministri Enver Hoxhaj ka shpenzuar nga thesari i shtetit 10 milionë euro raporton Zëri.Info.

Duke ju referuar këtij raporti gjashtëmujor financiar,  shifra të larta të harxhimeve në rroga shihen edhe në Ministrinë e Punëve  të Brendshme.

Ky institucion ka shpenzuar në rroga 6 milionë euro raporton Zëri.Info.

E  numra milionësh vërehen edhe në Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit, ku Ministri Kujtim Shala për paga të stafit të tij ka harxhuar buxhetin e shtetit për 8 milionë euro./Zeri/