Serbia ndërton fabrikë të akumulatorëve në veri të Mitrovicës

Ekonomia August 10, 2016 - 08:19

Fabrika e Akumulatorëve në jug të Mitrovicës, e cila nuk është funksionale prej para fillimit të luftës, do ta ketë simotrën e vetë në veri, pasi që Serbia ka planifikuar ta ndërtojë një fabrikë të akumulatorëve në atë pjesë.

Jovan Dimikiq, drejtor i “Trepçës” në veri, ka përkujtuar se me rastin e vizitës që kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ia kishte bërë “Trepçës” në veri është arritur marrëveshja për ndërtimin e fabrikës së akumulatorëve në veri të Mitrovicës, për të cilën është duke u përgatitur studimi i realizimit.

Dimkiq, i cili shoqërohej nga zëvendësdrejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Dushan Kozarev, ka vizituar flotacionin e “Trepçës” në Leposaviq dhe kombinatin “Trepça” në veri në shënim të Ditës së Minatorëve të Serbisë dhe me atë rast ka siguruar se “Trepça” ndodhet në atmosferë të punës relativisht stabile dhe shënon rezultate solide të prodhimit, të cilat mundësojnë të hyra për ta mbajtur kolektivin. (Lexoni shkrimin e plote ne numrin e sotem te gazetes Zeri ose versionin online me parapagim online.zeri.info )