Kërkohet zgjatja e afatit për faljen e borxheve (VIDEO)

Ekonomia July 26, 2016 - 23:01

Në përfundim të afatit kohorë, që është përcaktuar në bazë të ligjit për faljen e borxheve, Qendra për Hulumtime Strategjike dhe Sociale ka dalë me një propozim të ri.

Që njëherë e përgjithmonë të zgjidhet kjo punë po kërkohet zgjatja e afatit deri në vitin e ri fiskal.

Krejt këtë proces e vlerësuan të suksesshëm zyrtarë të ministrisë së financave në një konferencë lidhur me këto borxhe që u organizua nga STRAS.

“Si proces është mjaft sfidues deri në përmbylljen e tij, jo vetëm për komisionin koordinues, por edhe për institucionet tjera qendrore e lokale, në këtë drejtim bëjmë apel tek qytetarët që ta shfrytëzojnë afatin ligjor që deri më 2 shtator ta shfrytëzojnë këtë ligj” ka deklaruar Agim Dibrani nga Ministria e Financave.

Ndërsa shkaku i ngarkesave financiare sipas drejtuesit të Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, shumë kompani nuk i kanë punët mirë.