Përurohet fabrika e përpunimit të mishit 'Vëllezërit Neziraj' (Foto)

Ekonomia July 26, 2016 - 09:35

Në Llukë të Deçanit, dje është përuruar linja e re e përpunimit të mishit në Kompaninë “Vëllezërit Neziraj”, investim i Zyrës së Bashkimit Evropian.

Kryetari i Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj tha se jemi mbledhur që të përurojmë linjën e re të sektorit të përpunimit të mishit të investuar nga BE-ja, ndërsa theksoi se kompania ka arritur që përmes këtij projekti të adaptojë dhe implementojë standardet evropiane.

“Është bërë punë e madhe në arritjen e zhvillimit të aftësisë konkurruese të bizneseve tona, jo vetëm brenda kufjeve të shtetit tonë, por pse jo edhe mundësitë e krijuara që kjo kompani të plasojë produktet e saj edhe në tregjet fqinje dhe në ato evropiane”, tha Selmanaj dhe shtoi se projekti i ka dy të arritura, do të kenë mundësi që mbi 350 fermerë nga komunat e Dukagjinit që të aftësohen në këtë lëmi dhe mbi 500 nxënës nga shkollat e mesme bujqësore të Dukagjinit të kryejnë praktikën profesionale.

LEXO EDHE: Mërgimtarët shpenzojnë deri në 4 mijë euro për pushime në Kosovë

Deputeti Daut Haradinaj, theksoi se është një projekt që vlen me u përshëndet, pasi jo vetëm Vëllezërit Neziraj, por gjithë territori i Dukagjinit në përgjithësi do ta ketë përkrahjen edhe më të madhe nga BE-ja, pasi është një territor që njihet për kulturë bujqësore.

Adnan Neziraj, menaxher i Kompanisë “Vëllezërit Neziraj”, njoftoi se hapat e parë të kompanisë së tyre fillojnë nga vitet 1988-89, kur kanë nisur biznesin si thertore me kapacitete më të vogla, që ka përmbushur nevojat e popullatës lokale, për t’i zhvilluar më tutje me përpunimin e mishit, të financuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe implementuar nga Kompania “Vëllezërit Neziraj”.

“Në vitin 2008 fillojë të ndërtohet objekti i ri, në të cilin është implementuar edhe ky projekt, i cili projekt u ka parapri kritereve të nevojshme, që ne sot të kemi një fabrikë, me kompetenca më të mëdha dhe potencial të duhur për të përballuar një investim të këtij niveli. Kompania jonë ka arritur që të investojë në pikat kyçe, të përpunimit të mishit, të cilat kanë ndikuar direkt në rritjen e standardeve të higjienës dhe kualitetit të produktit të mishit”, tha Neziraj.

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image