Tre muaj protestë, kërkojnë të drejtat e tyre (Video)

Ekonomia July 25, 2016 - 20:24

Sot janë bërë tre muaj që kur ish punëtorët e Korporatës Elektroenergjetike të Kosovës e që janë mbi 100 të tillë, janë duke protestuar para zyrave të kësaj të fundit në Obiliq.

Kërkesë e vetme e tyre është rikthimi në vendet e tyre të punës.

Ata thonë se KEK-u, që nga viti 2004 i ka shpërndarë shumë punëtorë në kompani private të sigurimeve duke mos u shkëputur as kontratat.

Kryetari i Sindikatës Mbrojtja dhe Siguria, Nexhat Murati, ka deklaruar për Tribuna Channel se protestuesit e kanë humbur durimin dhe po kërkojnë rikthimin e tyre në punë, pasi që zyrtarisht vazhdojnë të qëndrojnë si punëtorë të KEK-ut.

LEXO EDHE: BERZH financon me 5 milion euro NLB Bankën për të mbështetur tregun në regjion

Murati, thotë se ka kërkuar nga ish punëtorët që t’i pezullojnë protestat por sipas tij, këta të fundit nuk kanë dashur të ndërmarrin një veprim të tillë.

Kurse, ish punëtori i KEK-ut, Fahredin Sadiku, thotë se kërkojnë drejtësi nga institucionet e vendit, pasi që huazimet që po u bëhen nëpër kompani private nuk po i dëshirojnë.