Debati i ashpër ndërmjet Bernard Kouchner dhe serbëve në Graçanicë, 1999

Dosier August 29, 2018 - 14:28
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Bernard Kouchner, Përfaqësues i OKB-së në Kosovë kishte mbërritur në Kosovë më 15 korri 1999, Një Mision i vërtetë i pamundur në një vend i cili sapo kishte dalur nga lufta dhe misioni i tij ishte shumë i vështirë: riintegrimi i refugjatëve, çmilitarizimi dherindërtimi.

Në fshatin Grackë të Lipjanit ishin vrarëë 14 serb gjatë kohës kur po bënin korrjen e grurit në arat e tyre.

Kryeadministratori Kochner kishte shkuar në Graçanicë, për të takuar përfaqësuesit serbë dhe mbledhja ishte shumë e tensionuar.

FMimages.net sjellë një pjesë të debatit të tensionuar mes Bernard Kouchner dhe përfaqesueve serbë.

Peshkopi Artemije serb i nervozuar kritikon NATO-në për paaftësinë e saj.

“Mos me thuani që UÇK-ja është më e fuqishme se sa 40 mijë ushtarë të NATO-së dhe mos e fajsoni UÇK-në për vrasjen e serbëve por fajtore është vetëm NATO”, i thotë Artemije Kouchner.

Kouchner i përgjigjet duke thënë: “Mos harroni se varret masive janë shumë të freskta. Para tre ditëve kemi gjetur 80 trupa të shqiptarëve në një varr masiv, nuk dua të justifikoj por ky është realiteti”.