Fillimet në politikë të Thaçit dhe Veselit, pa kollare e firma të shtrenjta!

Dosier August 28, 2018 - 21:59
Lexo detajet

Dikur në një kohë ‘Luli’ e ‘Gjarpri’, ishin shokë të pandashëm. Ata ishin bashkë gjatë kohës së luftës por edhe pas përfundimit të saj.

Në pothuajse çdo udhëtim, Hashim Thaçi kryetar i atëhershëm i Partisë Demokratike, kishte pranë vetës Kadri Veselin.

Në një fotografi të cilën e ka siguruar ‘Gazeta Blic’, Thaçi e Veseli janë në një moshë shumë më të re. Ajo që vlen të thuhet është se që të dy janë të veshur me gardërobë të thjeshtë, e që nuk i përket ndonjë firme.

Ndërsa sot, Thaçi e Veseli bëjnë një jetë shumë luksoze. Që të dy shokët janë në pozita shumë të favorshme.

Thaçi, si president i Kosovës merr pagë mujore prej 2 mijë e 873 eurosh. Brenda një viti i bie që të pasurohet për 34476 euro. Dhe, Kadri Veseli si kryetari i Kuvendit të Kosovës brenda një viti i fiton 30,667.84 euro.. 

Më poshtë e gjeni edhe një video kur Hashim Thaçi u fliste protestuesve në Mitrovicë në vitin 1999:

Image