Dosier

Ja kush e mban orën e dorës së heroit të kombit, Shkëlzen Haradinaj /FOTO

Ja kush e mban orën e dorës së heroit të kombit, Shkëlzen Haradinaj /FOTO
24 gusht 2018 • 18 : 01

Lexo tjera detaje

Shkëlzen Haradinaj ishte njëri nga luftëtarët e shquar të UÇK-së që la gjurmë të pashlyeshme në luftën për liri.

Ai ra heroikisht më 16 prill 1999, në Malet e Maznikut, në një betejë të ashpër me forcat serbe për të mbrojtur popullatën civile që ishte e strehuar në vendin e quajtur Duboçak të Bardhaniqit.

Shkëlzeni në momentin e rënies mbante edhe një orë dore, të cilën tash e mban si kujtim Shpëtim Selmanaj, bashkëpunëtor i afër i kryeministrit Ramush Haradinaj dhe deputetit Daut Haradinaj, shkruan lajmi.net.

“Gjeneral Daut, faleminderit për këtë nder, nuk ka çmim. Do ta ruaj sa jetën deri në ditën e kthimit.

Ora që ka qëndru mbi venat e Heroit Epik është muze e rikujtim për minutat që ndryshuan shekuj e komb”, ka shkruar Selmanaj.

Image

© zëri.info