Video e papublikuar deri më tani: Zyrtarët amerikanë duke i thënë Ibrahim Rugovës 'Rroftë Kosova'

Dosier July 05, 2018 - 10:35
Video e rrallë

Me rastin e festës së 4 Korrikut, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka postuar në profilin e tij në Facebook një video e cila tregon raportin e hershëm miqësor mes Kosovës dhe ShBA-së.

Në video dëgjohet ish-Presidenti Ibrahim Rugova teksa i uron mirëseardhje delegacionit amerikan në Prishtinë, ndërsa aty dëgjohen zyrtarët amerikanë, (Xho Dioguardi), teksa thoshte “Rroftë Kosova”.

“Kosova shtet i pavarur... DHE NE MIQESI TE PERHERSHME ME SHTETET E BASHKUARA TE AMERIKES, thoshte Presidenti Rugova. Urime 4 Korrikun të gjithë qytetarëve amerikanë”, ka shkruar Hoti.

Ndryshe 4 Korriku, i njohur edhe si Dita e Pavarësisë, është dita në vitin 1776 kur delegatët nga 13 kolonitë e Shteteve të Bashkuara miratuan Deklaratën e Pavarësisë, duke njoftuar shkëputjen nga Britania.

Kjo ditë është festë federale në Shtetet e Bashkuara që nga viti 1941 dhe tradicionalisht është një ditë kur amerikanët festojnë me fishekzjarrë, parada, koncerte dhe piknikë.