Hoteli në Prishtinë që nuk i shërbente klientët me pije jo alkoolike

Dosier June 15, 2018 - 20:39

Kosovarët kryesisht i takon besimit islam. E meqë janë mysliman i praktikojnë edhe ritet e kësaj feje, duke i qëndruar besnik besimit.

Kështu ishte edhe në vitet e 60’ta, alkooli atëkohë ishte i ndaluar për besimtarët. Madje ata evitonin çdo vend ku konsumohej kjo pije.

Rilindja shkruante se kur u hap hotel “Bozhuri” atëbotë në Prishtinë, të gjithë ishin kurioz për të.

Gjithë Prishtina fliste për të.

Fjalët ishin se ky hotel ishte i kategorisë “A”. Luksi i tij nuk ishte parë asnjëherë më herët.

Por ky hotel kishte një të metë, në të nuk shërbenin fare pije jo alkoolike. Kush shkonte atje pasi që ulej kthehej prapa.

E njëjta i ndodhi edhe një personazhi të gazetës “Rilindja”.

RILINDJA

-Ju lutem nji kafe!

-Nuk kemi kafe, buzëqeshi kamerierja.

-Nji sodë pra!

-S’kemi.

-Shampanje sigurisht keni, tallet tash mysafiri.

-Po, me nderime! Me buzëqeshje ia ktheu përgjigjen.

Përgjigja e saj e habiti mysafirin.

Ky ishte fillimi i bisedës së klientit me njërin nga kamerieret e hotelit “Bozhur”.

Tani komunikimi mes tyre po bëhej edhe më i tensionuar.

RILINDJA

-Pa tallje! Një kafe kërkon mysafiri.

- Nuk ka korent, tregon kamerierja.

- Diçka tjetër a po tregoni, pyet kamerierja.

-Një limunadë!

-S’kemi, tha kamerierja!

-Një ujë të tharbët, ju lutem.

-S’kemi tha kamerierja e me shikim e kërkon rrugën me ikë prej këtij mysafiri të mërzitshëm.

 Kështu mysafiri vendosi ta lë hotelin “Bozhur”. Ai mori edhe shokët e tij me vete. Por ata nuk e lanë me kaq, vendosën ti japin një mësim pronarit të këtij hoteli.

Klienti i pakënaqur bashkë me miqtë e tij vendosën të gdhendin një dërrasë në adresë të “Bozhurit”.

Në këtë mbishkrim thuhej se një hotel siç është “Bozhur” duhet të paktën ta ketë një resho me buta, ngaqë kur u ndalohet korenti mos me i thanë mysafirit “s’kemi kafe se nuk ka korent”.

Kosovarët kryesisht i takon besimit islam. E meqë janë mysliman i praktikojnë edhe ritet e kësaj feje, duke i qëndruar besnik besimit. Kështu ishte edhe në vitet e 60’ta, alkooli atëkohë ishte i ndaluar për besimtarët. Madje ata evitonin çdo vend ku konsumohej kjo pije. Rilindja shkruante se kur u hap hotel “Bozhuri” atëbotë në Prishtinë, të gjithë ishin kurioz për të. Gjithë Prishtina fliste për të. Fjalët ishin se ky hotel ishte i kategorisë “A”. Luksi i tij nuk ishte parë asnjëherë më herët. Por ky hotel kishte një të metë, në të nuk shërbenin fare pije jo alkoolike. Kush shkonte atje pasi që ulej kthehej prapa. E njëjta i ndodhi edhe një personazhi të gazetës “Rilindja”. RILINDJA -Ju lutem nji kafe! -Nuk kemi kafe, buzëqeshi kamerierja. -Nji sodë pra! -S’kemi. -Shampanje sigurisht keni, tallet tash mysafiri. -Po, me nderime! Me buzëqeshje ia ktheu përgjigjen. Përgjigja e saj e habiti mysafirin. Ky ishte fillimi i bisedës së klientit me njërin nga kamerieret e hotelit “Bozhur”. Tani komunikimi mes tyre po bëhej edhe më i tensionuar. RILINDJA -Pa tallje! Një kafe kërkon mysafiri. - Nuk ka korent, tregon kamerierja. - Diçka tjetër a po tregoni, pyet kamerierja. -Një limunadë! -S’kemi, tha kamerierja! -Një ujë të tharbët, ju lutem. -S’kemi tha kamerierja e me shikim e kërkon rrugën me ikë prej këtij mysafiri të mërzitshëm. Kështu mysafiri vendosi ta lë hotelin “Bozhur”. Ai mori edhe shokët e tij me vete. Por ata nuk e lanë me kaq, vendosën ti japin një mësim pronarit të këtij hoteli. Klienti i pakënaqur bashkë me miqtë e tij vendosën të gdhendin një dërrasë në adresë të “Bozhurit”. Në këtë mbishkrim thuhej se një hotel siç është “Bozhur” duhet të paktën ta ketë një resho me buta, ngaqë kur u ndalohet korenti mos me i thanë mysafirit “s’kemi kafe se nuk ka korent”. Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/hoteli-ne-prishtine-qe-nuk-i-sherbente-klientet-me-pije-jo-alkoolike-548506/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright