Rrëfimi rrëqethës i të mbijetuarit në masakrën e Izbicës

Dosier March 28, 2018 - 12:59

Më 28 mars 1999, forcat serbe vranë dhe masakruan mizorisht 147 shqiptarë në Izbicë të Skenderajt.

Nga kjo masakër ku sot po shënohet 19-vjetori, kishte shpëtuar Milazim Hetemi.

Vetëm pak ditë pas masakrës, Hetemi kishte rrëfyer për mediet e huaja tmerrin e kësaj masakre në këtë fshat të Drenicës.

Ai kishte treguar se si serbët kishin mbledhur meshkujt e fshatit duke i dërguar në një kodër e më pas i kishin vrarë, ndërsa Hetemi kishte shpëtuar duke rënë mbi trupat e të vrarëve e duke u shtirë si i vdekur, transmeton Magazina.al.

I mbijetuari i masakrës kishte thënë se zoti e shpëtoi për të dëshmuar tmerrin dhe krimet që serbët bën mbi popullatën shqiptare.

Për më shumë ndiqni rrëfimin: