Kjo është frizerja e parë femër në Prishtinë

Dosier March 25, 2018 - 10:23

Gratë e qytetit, natyrisht një shtresë e tyre, po i kushtonin rëndësi, veç veshjes dhe krehjes së flokëve, stilit të kohës.

Atëherë nisin nga puna në këtë zanat edhe floktarët e parë. Në Prishtinë, si frizerë-ondulistë të parë njihen Iljaz Osmani e Haki Hivzi.

Pas Iljazit e Hakiut, këtë zanat e nisin Qamile Tyrbedari e Lejla Dyla, moshatare.

Salloni i parë i ondulimit, ku nisin punë këto dy vajza, ndodhej kundruall Kuvendit, sot, i njohur si berberhania e Fetah Qeqisë, berber dhe syneti. Më pastaj këtë lokal e hapin si sallon frizeri.

Qamile Tyrbedari e njohur si frizerja e parë, këtë zanat e nisë fare e re, në moshën 13 vjeçe, që e mëson te floktari Iljaz Osmani, shkruan KultPlus.

Image

Qamile Vuçiterna

Me hapjen e salloneve të ondulimit nëpër çarshinë e qytetit, karshi Unionit, pastaj përballë Teatrit, të Restoranti i Peshqve, karshi bahçes “Kozara”, si dhe përtej ndërtesës së ish-Komitetit…

Qamilja me shoqet do të profesionalizojë zanatin dhe do të bëhet e kërkueshme.

– Mandej, plotëson Qamilja, e sollën një frizere boshnjake, e quajtur Zineta, ishte edhe Hajria, erdhi edhe një beogradase, Ollga.. Porse, me hapjen e Radio Televizionit të Prishtinës, Qamilja kalon të punojë në RTP, deri në pensionim.

Iljazi, Hakiu, pas tyre Qamilja e Lejlaja, pra njihen si frizerët e parë në Prishtinë.