Grave që nuk ju tremb syri, ja si u përballen Edita Tahiri e Melihate Termkolli me ushtarët serb (Video)

Dosier March 08, 2018 - 15:55

Me mijëra gra kishin marrë pjesë në marshin e vitit 1998, të cilat kishin për qëllim të ecnin këmbë nga Prishtina për në Drenicë .

Në atë kohë sapo kishte shpërthyer lufta dhe në rajonin e Drenicës ishin vrarë rreth 80 persona.

Marshueset të cilat po mbanin nga një bukë në dorë për t’i dërguar civilëve në Drenicë, u ndaluan nga policia serbe në Prishtinë, shkruan Magazina.al

Ato rrezikonin konfrontimin me policinë, me arsyetimin se civilët në Drenicë janë të izoluar dhe s’kanë ushqim.

Në krye të grave ishte ish-ministrja Edita Tahiri dhe ish-deputetja Melihate Termokolli, transmeton Magazina.al

“Ju lutëm hapeni rrugën sepse fëmijët dhe gratë në Drenicë kanë nevojë për ushqime, kanë nevojë për ndihmë mjekësore për çdo gjë, prandaj lutemi na lejoni për fëmijët dhe gratë”  dëgjohet duke ju thënë policëve serbë Edita Tahiri.

Por lutja e tyre nuk u dëgjua nga policët, pasi ata nuk lejuan që gratë të marshonin drejt Drenicës, duke ju dhën ultimatum vetëm 15 minuta për t’u shprendarë.