Fëmijëria, lojërat dhe jeta pa internet në Prishtinë në kohën e ish-Jugosllavisë

Dosier February 20, 2018 - 14:13

Mediat serbe, kroate dhe të tjera të gjuhëve sllave të ish-Jugosllavisë, po e transmetojnë një tekst i cili ka bërë bujë në rrjetet sociale duke u shpërndarë me mijëra herë.

Aty flitet për fëmijërinë e asaj kohe, për lojërat dhe jetën pa internet dhe luksin e tanishëm, por që kënaqësia pretendohet të ketë qenë shumëfish më e madhe.

Një tekst shumë interesant po zgjon vëmendjen e lexuesve ditëve të fundit në rrjetet sociale, i cili flet për dallimin e jetës së tashme dhe të dikurshme, shkruan lajmi.net

Së pari, kemi mbijetuar dhe jemi lindur normal, edhe pse nënat tona kanë përdorur aspirina kur kishin dhimbje të kokës, kanë ngrënë ushqime nga konservat, kanë përdorur duhanin dhe kanë punuar deri në ditën e fundit të shtatzënisë dhe asnjëherë s’kanë bërë teste të diabetit…

Si fëmijë, jemi vozitur me vetura pa rrip sigurimi dhe pa “airbag” dhe nuk kemi pasur nevojë për helmeta gjatë vozitjes së biçikletave.

Kemi pirë ujë nga zorrët që ujisnin kopshtin , dhe jo nga shishet e blera me ujë nga qendrat e mëdha tregtare. Kemi ndarë pijet freskuese me shokët dhe askush nuk ka vdekur nga ajo.

Kemi ngrënë akullore nga qumështi, bukë të bardhë dhe gjalpë të vërtetë, kemi pirë kokteje të cilët edhe atëherë ishin me shumë sheqer, por s’kemi qenë të trashë sepse gjithmonë kemi luajtur jashtë…

Dilnim nga shtëpia në mëngjes dhe luanim gjithë ditën, lojë të ndryshme që atëherë ishin shumë interesante, lojë të cilat vetëm fëmijët e atëhershëm kanë mundur t’i paramendonin, dhe luanim deri në kohën kur ndizej drita e rrugës, e cila atëherë nuk ishte shumë e fortë. Shpeshherë neve askush nuk mund të na gjente gjithë ditën, dhe edhe shuplaka e prindit ishte pjesë e edukimit tonë dhe nuk përbënte dhunë në familje. Dhe asnjëherë s’ka pasur probleme…

Image

 

Kalonim ditët duke bërë dërrasa gare nga mbeturinat e podrumit, dhe lëshoheshim në rrugë e harronim se nuk i kishim rregulluar frenat. Pas disa rrëzimeve, gishtave të thyera dhe mavijosjeve… mësuam se si të zgjidhim problemin, ne s’kemi pasur shokë imagjinarë. Ne shokët nuk i shtonim, por me kohë i fitonim!

Nuk kishim probleme me koncentrimin në shkollë… Neve nuk na jepeshin tableta kundër hiperaktivitetit. Ne nuk kishim psikolog shkolle, dhe përkundër kësaj përfundonim shkolla. Neve nuk ka shisnin drogë para shkollës… Ne nuk kishim “playstation”, “nintendo”, “x-box”, kurrëfarë video lojëra, nuk kishim 99 kanale televizive (vetëm dy, njëri prej tyre tek pasdite), nuk kishim regjistrues të videove, “surround sound”, celularë, kompjuterë, internet apo “chat rooms”…

Ne kishim shoqëri dhe shkonim jashtë dhe u shoqëronim me ata! Rrëzoheshim nga pemët, preheshim në xham, thyenim dhëmbët, këmbët apo duart, por, prindërit tanë asnjëherë nuk shkonin në gjyq për këto. Ndërtonim shigjeta, kala nga bora, gjuanim fishekzjarrë për Vitin e Ri, lexonim grumbuj të romaneve të vizatuara dhe të gjitha këto i kemi përjetuar pa pasoja!

Prishtina e vitit 1974

Image

 

U vozisnim me biçikletë apo ecnim këmbë, vraponim deri të shtëpitë e shokëve, i binim ziles apo edhe hynim në shtëpinë e tyre për t’u shoqëruar. Kur shkelnim ligjin, prindërit nuk paguanin kauzë për të na tërhequr. Në të vërtetë, prindërit ishin shumë më të ashpër se ligji! 50 vitet e fundit kanë qenë më pjellore të historisë së botës. Gjeneratat tona kanë dhënë shpikësit dhe shkencëtarët më të mirë deri tani. Kishim liri, të drejtën për të gabuar, sukses dhe përgjegjësi, dhe u mësuam të jetonim ashtu!

Edhe ti i përket asaj gjenerate? Të përgëzoj! Ndoshta do të dëshirosh ta shpërndash këtë me të tjerët që kishin fatin të rriten si fëmijë të vërtetë, para se avokatët dhe qeveritë të urdhëronin se si duhet të jetohet! Ndoshta do të ishte mirë që këtë mesazh t’ua dërgoni edhe fëmijëve tuaj që ta shohin se si u rritën prindërit e tyre.

Përshëndetje gjeneratë dhe rrofshi! Të gjithë nga ne jemi engjëj me nga një krah, ndërsa mund të fluturojmë vetëm të përqafuar…