Momenti i shpëtimit të Amsera Rekës

Dosier February 12, 2018 - 09:13

Gjashtë vite më parë, në Restelicë të Dragashit, pas ortekut të borës që i mori jetën disa personave, shpëtoi mrekullisht një vajzë 6-vjeçare, shkruan Gazeta Express.

Amsera Reka e cila atë ditë humbi dy prindërit dhe vëllaun dy vjeçar, u shpëtua nga Forcat e Sigurisë së Kosovës, pasi që hoxha i fshatit, Shaban Haxhi insistoi që kjo familja ka katër antarë dhe po dëgjonte një zë fëmije që ishte ende gjallë nën gërmadha.

LEXO EDHE: Gjashtë vjet nga tragjedia e Restecilës ku humbën jetën 10 persona

Edhe pse me mjete primitive, Haxhi dëgjoi zëri e Amserës. Ai ju kishte shpjeguar pjestarëve të FSK’së se nga po vinte zëri, e pas largimit të gurëve të fundit dhe betonëve, 6-vjeçarja u nxorr e gjallë.

Nëna e saj e kishte kapur në gji vajzën dhe pllaka e betonit nuk kishte arritur ta godiste, në këtë mënyrë ajo kishte shpëtuar.

Haxhi kishte thënë atëherë se kishte dëgjuar zërin e vajzës përmes një gypit.

Amsera momentalisht jeton në Itali te disa të afërm të saj.