A është kjo video që dëshmon atë çka tha Bekim Jashari për Sami Lushtakun? (Video)

Dosier February 06, 2018 - 18:55

Kryetari i Skenderajt Bekim Jashari, ka shpërthyer në akuza ndaj ish-kryetarit Sami Lushtakut.

Përveç kritikave për qeverisjen e kaluar, Jashari akuzoi Lushtakun edhe për sabotim gjatë luftës së fundit.

Sipas tij, Lushtaku kishte sabotuar edhe Adem e Hamëz Jasharin në luftë ashtu siç po saboton dhe pengon punën e tij në Kuvendin Komunal.

Pas kësaj akuze ka reaguar edhe Lushtaku, i cili e ka porositur Jasharin të mos merret me punët e viteve 90-ta

“Bekimi ka qenë i vogël atëherë. Unë e respektoj familjen Jashari, e respektoj kryetarin aktual, kështu që i uroj punë të mbarë në komunë dhe i them të mos merret me vitet e ’90-ta”, ka thënë Lushtaku.

Por po ta shohësh një video të Adem Jasharit, teksa përgatitet me shokët e tij për luftë e cila daton pas vitit 93, nuk shihet askund Sami Lushtaku, shkruan Magazina.al

Se a dëshmon kjo video atë çka tha sot Bekim Jashari, mund të shihni videon më poshtë: