Fotografi të rralla të Ibrahim Rugovës nga ceremonia e diplomimit

Dosier January 22, 2018 - 13:33

Në vitin 1984 ish-presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova në ambientet e Fakultetit Filozofik në Prishtinë, mbrojti punimin e doktoraturës së tij, përcjell “Zeri.info”.

Është profesori Naser Ferri i cili i ka publikuar këto fotografi të ish-presidentit Rugova në rrjetin social “Facebook”, me rastin e përvjetorit të 12-të të vdekjes së tij.

LEXO EDHE: Adnan Merovci zbulon një foto të papublikuar më parë të Rugovës në Amerikë

Ibrahim Rugova vdiq më 21 janar të vitit 2006 nga një sëmundje e rëndë.

Postimi i plotë i Ferrit:

In memoriam kolegut e mikut Dr.Ibrahim Rugova

FOTO EKSKLUZIVE TE PAPUBLIKUARA

Nga mbrojtja e doktorates se kolegut dhe mikut të nderuar Dr. Ibrahim Rugova (punuam bashkë ne Institut Albanologjik te Prishtines prej 1979 deri më 1990) .

Atëherë ishim kolegë e miq të mirë dhe mua më qëlluan nja 5-6 poza te filmit ne aparat. Meqë ai nuk kishte mundësi ta angazhonte ndonje fotograf i bëra unë disa foto me atë rast, dhe këto foto e përjetësuan një moment historik.

Prishtinë, Fakulteti Filozofik 1984, foto Prof.Dr.Naser FERRI

Image

Image

Image

Image