Adnan Merovci zbulon një foto të papublikuar më parë të Rugovës në Amerikë

Dosier January 21, 2018 - 17:04

Në përvjetorin e 12-të të vdekjes së presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova, drejtuesit e lartë institucionalë, kanë përkujtuar dhe nderuar figurën e presidentit të ndjerë. Bashkëpunëtori i ngushtë i ish-presidentit Rugova, Adnan Merovci, ka publikuar një foto të rrallë e të papublikuar të Rugovës në Amerikë.

Merovci bashkë me Rugovën gjatë vitit 1997 për disa ditë kishin qëndruar në Amerikë. Atë kohë, Merovci, njeriu që kishte qëndruar pranë Ibrahim Rugovës me vite i kishte shkrepur një foto ish-presidentit afër shtëpisë së bardhë në Washington. Foto kjo e papublikuar më parë.

LEXO EDHE: Momenti kur Rugova njoftoi kosovarët se vuan nga kanceri

“Në vend të përkujtimit për 12 vjetorin e ndërrimjetës! Presidenti RUGOVA kishte mendjen, punën, orientimin dhe gishtin kah INDEPENDENCE (Pavarësia)! Foto ekskluzive të cilën e kam bërë në vitin 1997, afër Capitol Hill në Washington D.C.”, ka shkruar Adnan Merovci në Facebook.

Kujtojmë se presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova, ndërroi jetë më 21 janar të vitit 2006.

Image