E hoqën flamurin shqiptarë nga komuna, shqiptarët përleshën me KFOR-in (Video)

Dosier January 19, 2018 - 13:46

Ishte viti 1999 kur Kosova ishte çliruar nga forcat serbe dhe administrohej nga misioni i Kombëve të Bashkuara UNMIK.

Një urdhër i UNMIK-ut që në objektet e komunave të mos shihet asnjë simbol tjetër përveç flamurit të Kombëve të Bashkuara kishte nxitur protestat e shqiptarëve në Podujevë, shkruan Magazina.al

Mijëra qytetarë ishin mbledhur para objektit të Komunës, pasi UNMIK kishte hequr flamurin kuq e zi dhe e kishte vendosur atë të OKB-së.

Ky vendim kishte nxitur paknaqësi tek shqiptarët të cilët detyruan që 200 ushtarë të KFOR-it ta rrethonin objektin e komunës nga frika se mund të shpërthej dhuna.

Siç shihet edhe në pamjet e asaj kohe, shqiptarët për pak sa nuk ishin konfrontuar me ushtarët britanez për flamurin shqiptarë.