Dosier

Kampioni i shenjëtarisë i cili rregulloi snajperët e UÇK-së

Kampioni i shenjëtarisë i cili rregulloi snajperët e UÇK-së
02 janar 2018 • 10 : 14

Qysh në fëmijëri u përball me një jetë të vështirë përplot me brenga dhe vuajtje familjare, mirëpo kjo nuk e ndali Ali Pllanën që të shënojë suksese në sportin e shenjëtarisë.

Pllana filloi të merret me shenjëtari qysh në klasën e tetë të shkollës fillore, dhe që nga ajo kohë e deri më sot nuk ndaloi së ushtruari këtë sport.

Ali Pllana arriti të shpallej disa herë kampion në disa gara të shenjëtarisë që ishin mbajtur në Kosovë nga viti 1987 e këtej.

Pllana kishte arritur të shpallej kampion dhe nënkampion edhe në kohën e ish-Jugosllavisë.

Në një intervistë për Telegrafin, Pllana ka rrëfyer veprimtarinë e tij si shenjëtar, e po ashtu ka treguar edhe për periudhën e luftës së fundit në Kosovë në vitet 1998-1999, ku u ka ndihmuar materialisht dhe profesionalisht UÇK-së.

Ai gjatë kësaj kohe u ka rregulluar snajperët dhe ka grumbulluar materiale për luftëtarët e rinj të UÇK-së.

Pllana edhe pse ka mbushur 78 vjet, ende ka forcë për të gjuajtur me pistoletë apo pushkë dhe ende ka për t’i dhënë këtij sporti.

Në këtë intervistë dhënë Telegrafit, Pllana tregon për punën që bënë në Federatën e Shenjëtarisë Sportive të Kosovës si dhe për avancimin e këtij sporti në të ardhmen.

Për më shumë ndiqeni intervistën më poshtë.

© zëri.info