Takimi që e frymëzoi Bill Clinton-in të futej në politikë

Dosier December 27, 2017 - 21:02

Clinton,  politikan amerikan i cili shërbeu si president 42-të i Shteteve të Bashkuara nga viti 1993 deri në vitin 2001, u motivua nga një president amerikan për të hyrë politikë.

Kur Bill Clinton ishte vetëm 17 vjeç u takua me presidentin amerikan John F. Kennedy në Shtëpinë e Bardhë me 24 korrik të vitit 1963, dhe ai takim ishte motivi më i madh i Clintonit që të futej në politikë, ku më vonë edhe u bë presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transmeton gazetametro.net

Biseda që Clinton kishte bërë me Kennedy’n ishte frymëzimi i tij që të kontribuojë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes politikës. Deklaratë që vetë ish-presidenti Clinton e ka bërë më vonë kur ishte në krye të amerikanëve.Image

Bill Klintoni gjatë kohës së mandatit të tij si president i shtetit më të fortë në botë ndikoi në miratimin dhe realizimin e vendimeve të OKB-s për ndërhyrjen e NATO-s në Luftën e Kosovës në vitin 1999./gazetametro.net