Kjo ishte frika më e madhe e Al Capones

Dosier October 01, 2017 - 23:40

Al Capone është cilësuar si krimineli më i madh i të gjitha kohërave.

Ende sot e kësaj dite imazhi i tij ngjall frikë për shkak të krimeve të shumta që ka bërë.

Por shumë pak e dinë se Al Capone kishte një frikë të çuditshme.

Ai kishte frikë nga shpirtrat e të vdekurve.

Madje, siç përcjell mapoj.al, ditët e fundit të jetës thuhet se ka përjetuar një tmerr të pabesueshëm për shkak se ishte i bindur se një shpirti i një të vdekur me emrin Jimmy po e torturonte.

Në momentin e vdekjes, Capone kishte rreth 100 milionë dollarë, të cilat i kishte mbledhur me anë të veprimtarisë së tij kriminale.